Zhvillim Webfaqe Statike

Një webfaqe profesionale për ju dhe biznesin tuaj.

Rreth Webfaqe Statike

Webfaqet statike përdoren tek individët ose bizneset të cilat nuk u nevojitet një përditësim i vazhdueshëm i informacionit.

Këto webfaqe përfaqësojnë më së miri juve, biznesin tuaj ose shërbimet që ju mund të ofroni. Ato zakonisht ndërtohen duke përdorur HTML/CSS dhe nuk kanë limit përsa i përket numrit të faqeve ose informacionit.

Webfaqet statike hapen më shpejtë sesa webfaqet dinamike, pasi ato nuk përdorin shumë fuqi në server.

Një webfaqe normale statike mund të ketë këto faqe: faqja kryesore, rreth nesh, shërbimet tona, galeria dhe kontakti.

Çfarë përfshihet tek paketa Webfaqe Statike

Këto shtojca janë opsionale. Mund të zgjidhni atë që ju nevojitet.

Hosting

Një Hosting Premium i cili gjendet në USA ose Europë, për të hostuar faqet tuaja.

Domain

Një domain premium si për shembull .com, .net, .al, .info, .me, .org.. etj. Të paguara për një vit!

Dizajn Web

Një dizajn web profesional, modern dhe totalisht responsiv për të lënë një përshtypje të mirë.

Suport

Të gjithë klientët do të kenë suport të dedikuar nga ekipi ynë, përsa i përket webfaqes së tyre.

Dizajn Logoje

Një dizajn modern dhe total i logos suaj, që do t'i përshtatet dizajnit të faqes suaj.

Përditësim

Ne do të rregullojmë, dhe përditësojmë webfaqen tuaj sa herë të jetë nevoja.

Përse duhet të na zgjidhni.


vite në industri

Ekipi ynë di çfarë bën dhe e ka bërë këtë punë për më shumë se 5 vite. Ne kemi më shumë se 100 klientë të lumtur. Nuk ka rëndësi se sa i madh është projekti juaj ne gjithmonë do të kemi zgjidhjen e duhur dhe çmimin perfekt për ju.

arrini qëllimet tuaja

Ne kemi parë shumë projekte të dështojnë në të kaluarën. Problemi nuk qendronte tek ideja e këtyre projekteve, por strategjia e përdorur për të tërhequr klientë & vizitorë ishte e dobët. Kompania jonë do ju zhvillojë webfaqen në mënyrë të përsosur.


Gati për të nisur? Na kontaktoni.

ose na dërgoni email në support@alimemaj.com.